“Bellingham mund të fitojë çfarë të dojë”, sulmuesi i Real: Nuk më interesonte 9 e Benzema
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 06 September 2023
Joselu ishte zgjedhja surprizë e Real Madrid këtë merkato për të zëvendësuar Karim Benzema. 33-vjeçari shprehet së fundmi se transferimi tek “Los Blancos” ishte një ëndërr e shndërruar në realitet ndërsa në intervistën për prestigjiozen spanjolle “AS” tregon edhe përshtyjet e para mbi Jude Bellingham si dhe arsyen e zgjedhjes s numrit 14 dhe jo 9 e Benzema.
“Këtë verë pati shumë ngjarje dhe unë me transferimin te Real Madrid kam përmbushur ëndrrën time. Kur tifozët në Bernabeu thirrën emrin tim, rrahjet e zemrës u shpejtuan në mënyrë të frikshme. Jam lidhur shumë me madrilenët, shpresoj të vazhdoj kështu.
Bellingham? E vërteta është se mund ta konsiderojmë pa frikë si një lojtar të jashtëzakonshëm, një yll. Flas shumë me të sepse komunikojmë në anglisht, është një djalosh shumë i përulur, punon shumë dhe e ka kuptuar mirë se çfarë do të thotë të luash për Real Madrid.
Kemi shumë opsione me Bellingham në fushë. Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, mund të fitojë çfarë të dojë ai. Mosha ia lejon sepse përpara ka një karrierë të gjatë, sigurisht që mund të jetë edhe një fitues i mundshëm i Topit të Artë/
Zgjedhja për numrin 14? E doja sepse është numri me të cilin kam debutuar te Celta Vigo në Secunda Division. Megjithtë, nuk është se i kam shumë problem numrat, nuk kam një fiksim me to. E rëndësishme është që jam pjesë e Real Madrid. E di që numri 9 është veshur për një kohë të gjatë nga Karim Benzema një legjendë e këtij klubi. Por, nuk më intereson, nuk kisha arsye për të marrë numrin 9”, u shpreh Joselu.
Të tjera
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...