Sport

Belgjika ende pa trajner, tre emra të rinj në skenë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 27 January 2023

Të shumta ishin kombëtaret që ndryshuan trajner pas Kupës së Botës që u zhvillua në Katar. Mes tyre është edhe Belgjika që mbylli bashkëpunimin me Roberto Martinez. Edhe pse janë të shumtë emrat e përfolur si zëvendësues të Martinez, sërish nuk ka asnjë hap konkret nga ana e Federatës belge.

Këta të fundit, për momentin kanë hequr dorë nga alternativa si Henry, Pirlo apo Renard dhe së fundmi janë fokusuar në tre emra të tjerë. I preferuari është Joachim Loë që vlerësohet jashtë mase për eksperiencën në krye të Gjermanisë, duke i udhëhequr pancerat drejt titullit Botëror në vitin 2014.

Ndërkohë, dy emrat e tjerë që qarkullojnë si opsione të mundshme për Belgjikën janë Mauricio Pochetino dhe Andre-Villas Boas. Të dy trajnerët e sipërpërmendur janë aktualisht të lirë dhe të pa angazhuar në detyrën e tyre ndërsa nuk kanë trajnuar më parë një kombëtare dhe kjo është diëka që step drejtuesit e Federatës së Belgjikës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera