Lajme

Bekim Haxhiu: Uroj që Krasta mos t’ua ketë mësuar studentëve modelin e shkeljes së etikës

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 20 August 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas intervistës së drejtorit në detyrë të RTK-së, Adi Krastës, për lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja, e marrë nga një portal jo kredibil boshnjak

Haxhiu ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se aryetimi i Krastës për mos-marrjen e masave pas atij lajmi, është ikje nga përgjegjësia.

“Krasta që ka krasitë njerëz në RTK, ka linqu media e pronarë mediash përmes RTK -së, sonte shpërfaqi dështimin e tij. Adi Krasta tha që nuk janë aty( në RTK) për të prerë koka, për të shkarkuar njerëz, po harroi që nga ky Menaxhment i RTK-së janë shkarkuar dhe larguar ish- drejtorat e RTK-së, Mentori, Ngadhnjimi etj. Intervista e tij ishte një arsyetim i dobët i ikjes së përgjegjësisë, kur dihet se ky ka percjellë gjenerata studentësh duke u mësuar etikën e gazetarisë. Uroj që të mos ua ketë mësuar këtë shembull që dha të shkeljes së etikës dhe profesionit të shenjtë të gazetarit!”, shkroi Haxhiu.

-Advertisement-

Ai tha se parat e qytetarëve që paguajnë RTK-në shkojnë në xhepin e Krastës “shërbëtorit të Dejona Mihajlit

“Paret e qytetarëve që e paguajn RTK shkojnë edhe në xhepin e fryrë të Krastës shërbetorit të Dejona Mihajlit. Veç nuk tregoj aty të pompa e benzinës a kanë urinu veç e veç a në grup?!”, përfundoi deputeti Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera