Lajme

Bekim Haxhiu i merr dy avokatë kundër ‘shpifjeve gjatë fushatës zgjedhore’: Puna e mbarë kundër çdo shpifësi në drejtim timin

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 31 August 2024

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka kontraktuar dy avokatë për ta përfaqësuar atë, kjo pasi siç thotë gjatë fushatës rriten shpifjet.

Ai ka thënë se angazhimi i avokatëve është hap i duhur për të ndëshkuar shpifësit, manipulatorë dhe sociopatët e rrjeteve sociale dhe jo vetëm.

Ai u ka uruar punë të mbarë dy avokatëve.

-Advertisement-

“Posa fillon fushata zgjedhore shpifjet dhe ofendimet rriten dhe orkestrohen nga grupe të caktuara, me theks të veçantë në rrjetet sociale”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i tij i plotë:

Me avokatët Ardian Megjani dhe Ngadhnjim Makolli sot kam nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përfaqësimin tim ligjor.

Avokatët Megjani dhe Makolli kanë autorizimet e plota për të ushtruar padi dhe për të më pëfaqësuar në Gjykatë kundër te gjithë atyre personave fizik apo juridik që shpifin, ofendojnë apo cenojnë autoritetin tim Prof.Asoc.Dr.sc.Bekim Haxhiu Deputet i Kuvendit të Kosovës, ish pjesëtar i UÇK-së, i plagosur në luftë.

Posa fillon fushata zgjedhore shpifjet dhe ofendimet rriten dhe orkestrohen nga grupe të caktuara, me theks të veçantë në rrjetet sociale.

Andaj, angazhimi i avokatëve është hap i duhur për të ndëshkuar shpifësit, manipulatorë dhe sociopatët e rrjeteve sociale dhe jo vetëm.

Unë së bashku me dy vëllezërit e mi kemi qenë ushtarë të UÇK-së dhe bashkarisht me mijëra bashkëluftëtarë kemi luftuar kundër Serbisë, deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Lufta jonë në kuadër të UÇK-së ka qenë për lirinë e Kosovës, për lirinë që e gëzojmë të gjithë, por kjo nuk i jep të drejtë askujt të shpifë, ofendon e të shpërndaj të pavërteta.

Nga sot puna e mbarë avokatëve kundër çdo shpifësi në drejtim timin.

Me resekt,
Bekim Haxhiu

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera