Sport

Bekim Balaj e mbylli sezonin me gol në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 22 May 2017

Bekim Balaj e ka mbyllur me gol sezonin në Premierligën e Rusisë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, e ka mbyllur me gol sezonin në Premielrigës e Rusisë, duke shënuar në fitoren 3:1 të Terek në udhëtim me Krylya Sovetov Samara.

Edhe pse ekipi i shqiptarëve zhvilloi një kampionat shumë të mirë, mbeti 1 pikë larg zonës së Europa League, që ishte synimi i tyre kryesor.

Balaj e mbylli Premierligën me 8 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës, ku shkëlqyen edhe dy shqiptarët e tjerë, Bernard Berisha e Odise Roshi, ky i fundit e përfundoi sezonin si asistuesi më i mirë klubit rus, me 5 asistime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera