Sport

Bekim Balaj: Bëmë paraqitje të mirë dhe fituam

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 11 November 2020

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës i ka takuar ‘kuqezinjve’ pasi arritën të triumfonin me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për të drejtuarit e Edi Rejas i realizuan Bekim Balaj dhe Myrtu Uzuni, kurse për ‘Dardanët’ golin e vetëm e shënoi Vedat Muriqi nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes ka folur realizatori i golit të parë, Balaj, i cili ka thënë se përballja ndaj Kosovës ishte test i vështirë.

-Advertisement-

“Ishte një ndeshje testuese e vështirë, ku bëmë paraqitje të mirë dhe arritëm të fitojmë. Do të hyjmë në dy ndeshjet e radhës me koncetrimin maksimal dhe për të fituar. E rëndësishme është të jem pjesë e skuadrës dhe të luaj, pastaj golat vijnë”, ka thënë Balaj për TVSH./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera