Fokus

Bekë Berisha nuk e mohon koalicionin parazgjedhor me NISMA-an, sot konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 17 January 2024

Pak më parë në media u raportua se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj pritet të nënshkruajnë sot koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

E një gjë të tillë nuk e mohoi, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Në një prononcim të shkurtë për Infokus, ai tha se ka diçka, duke mos e mohuar një raportim të tillë.

-Advertisement-

“Valla diçka po, kom dëgjua edhe unë. Do pëshpëritje janë diçka”, u shpreh ai shkurtimisht për Infokus.

Kryetarët e dy partive në fjalë gjatë ditës pritet të dalin në një konferencë për media. Kjo konferencë pritet të mbahet në ora 16:00.

AAK dhe Nisma kishin qenë në koalicion bashkë dhe në bashkëqeverisje edhe para disa viteve.

Bëhet fjalë për vitin 2017 deri në vitin 2019, kur Haradianj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera