Kuzhina

Bëjeni vetë xhemin e shijshëm me luleshtrydhe!

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 05 December 2017

Xhemi me luleshtrydhe është një nga më të mirët që mund të shijoni andaj edhe po ju sjellim një recetë të mrekullueshme me të cilën mund ta përgatisni në vetëm dhjetë minuta.

Shijojeni!

Përbërësit:

-Advertisement-

700 gr luleshtrydhe

150 gr sheqer ngjyrë kafe

1 lugë gjelle lëng limoni

Vanillë pluhur (opsionale)

Si ta përgatisni?

Lani luleshtrydhet, hiqjani bishtat dhe pritini në madhësi mesatare.

Vendosini në një tigan dhe shtoni sheqerin. Mbulojeni tiganin me një kapak dhe lëreni të vlojë.

Përzieni kohë pas kohe derisa masa të krijojë shkumë të bardhë të cilën duhet ta largoni duke përdorur një lugë.

Mos i zieni më shumë se 10 minuta, përfshirë gjithë kohën në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.

Në dy minutat e fundit të zierjes, shtoni lëng limoni dhe përzieni mirë. Nëse keni dëshirë, shtoni ekstraktin e vanillës.

Xhemin vendoseni në kavanoz qelqi ose plastike dhe lërini në frigorifer.

Megjithatë mos i lëni të qëndrojnë më shumë se dy javë, ndërsa nëse i vendosni në kavanoz plastike mund t’i ruani edhe për një vjet, nëse i ruani në ngrirës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera