Sport

Bëhuni gati, kampionët rikthehen nga pushimi

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 27 November 2018

Rrethi i 5-të i ndeshjeve të Ligës së Kampioneve rikthehet sonte pas tre jave pushim me disa ndeshje interesante.

Ndeshja kryesore e ditës është Roma – Real Madrid, e vlefshme për pozitën e parë në Grupin G. Të dyjat skuadrat do të luftojnë vetëm për fitore pasi kanë pikë të barabarta nga 9-të gjithësejt nga katër ndeshje sa kanë zhvilluar deri më tani,formacionet e mudshme te kësaj sfide vendimtare janë këto:

Roma (4-2-3-1): Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Under, Zaniolo, El Shaaraëy; Dzeko.
Real Madrid (4-2-3-1): Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Modric; Bale, Isco, Asensio; Benzema
Në këtë grup zhvillohet edhe ndeshja tjetër ndërmjet Ceska Moskës i cila ka katër pikë, dhe skuadrës çeke Plzen e cila ka vetëm një pikë.

-Advertisement-

Ndeshje intersante pritet të zhvillohet edhe në Torino ku Juventusi me yllin e sajë Cristiano Ronaldo do të presin skuadrën spanjolle Valencia.Një fitore e zonjës së vjetër para publikut vendas do të siguronte kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt, ndërsa një fitore e mundëshme e skuadrës spanjolle do të mbante gjallë shpresat për kalimin e grupit.Formacionet e mundëshme të kësaj ndeshje pritet të jenë kështu:

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Mandzukic.

Valencia (4-4-2): Neto; Ëass, Gabriel Paulista, Diakhaby, Gaya; Soler, Parejo, Kondogbia, Guedes; Rodrigo, Santi Mina.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është Manchester Utd – Yong Boys.

Në Grupin H prinë Juve me nëntë pikë, Manchester Unitedi me shtatë, Valencia ka pesë pikë, kurse Young Boysi me një pikë
Një ndeshje e bukur pritet të zhvillohet në Franc, ku skuadra e Olimpik Lyon-it do të jetë nikoqire përball skuadrës angleze Manchester City, e cila në letër është favorite por që skuadra franceze nuk do të dorëzohet deri në sekondat e fundit të ndeshjes pasi qe do të kërkoj me qdo kusht kalimin në rrethin e dytë të Ligës së Kampioneve.Perballja tjetër në grupin F është ajo mes skuadrës gjermane Hoffenhaim e cila ka bërë mrekulli në këto vitet e fundit e cila do të ndeshet me skuadrën ukraninase atë të Shaktar Donetsk e cila ka përvoj të madhe në këtë kompeticion.

Kështu duket tabela e Grupit F: Manchester City nëntë pikë,Lyon tetë, Hoffenheim tre ndërsa Shaktar ka vetëm një pikë.
Në Grupin E do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme ku do të përballen Bayern Munich – Benfica dhe AEK Athina – Ajax.Në këtë grup skuadra gjermane e ka sigurar kualifikimit për rrethin tjetër me 10 pikë , dhe këtë pritet ta bëjë edhe skuadra e Ajax që për momentin ka tetë pikë e cila do të jetë favorite përball skuadres greke që ndodhet në pozitën e fundit në tabel me zero pikë, ndërsa skuadra e Benfikës ka vetëm katër pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera