Lajme

Behrami për Kurtin: Duhet me ndalë, ka me na marrë në qafë

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 05 November 2022

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka bërë një reagim me vendim e Listës Serbe që u morr sot për tu larguar nga institucionet e Kosovës.

Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me parulla populiste, i ka hedh poshtë mbi 20 vjet përpjekje për t’i integruar serbët në institucionet e Kosoves.

Tutje, ai ka thënë se mosbesimin ndaj Amerikës, me ose pa vetëdije e shndërron në platformë politikë të kriminel Vuçiq.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Qe qysh integrohet veriu:

Mbi 20 vjet përpjekje për t’i integruar serbët në institucionet e Republikës së Kosovës, Albin Kurti t’i hedh poshtë për parulla populiste.

Mosbesimin ndaj Amerikës e shndërron me ose pa vetëdije në platformë politike të kriminelit Vuçiq!

E Sfeqla që i godiste me tulla në kokë policët e Kosovë le të shkon në veri për t’i marrë jo uniformat, por armatimin e ish-policisë së Kosovës!

Tash serbët e konvertuar nga Kurti në mercenarë të Vuçiqit do të luftojnë shtetin me armë të buxhetit të Kosovës!

Këtë njeri duhet me ndal! Ky ka me na marrë në qafë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera