Begaj: Fokusi i BE në Ballkanin Perëndimor është rritur

Autori: Gazeta inFokus
18:23 | 27 June 2023
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të kryesisë së radhës së Malit të Zi të, në kuadër të samitit të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).
Takimi u organizua nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në Podgoricë, në mbyllje të kryesisë së radhës së SEECP-së nga Mali i Zi.
Presidenti Begaj, i cili kryesonte delegacionin shqiptar në takimin e nivelit të lartë, mbajti një fjalë për të pranishmit, si dhe dha një prononcim për mediat.
Gjatë prononcimit për mediat, Begaj përgëzoi Malin e Zi për kryesinë e radhës të SEECP, duke konsideruar çdo nismë që ka synim afrimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, të domosdoshme dhe të nevojshme.
“Vetë prezenca në këtë nismë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian tregon mbështetjen e tyre për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në rrugëtimin e tyre euroatlantik”, tha Presidenti.
Kreu i Shtetit shtoi më tej se sfidat e shumta me të cilat po përballen shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve të Evropës Juglindore janë të ngjashme, ndaj për zgjidhjen e tyre kërkohet angazhim i përbashkët, ku të përdoren praktikat dhe eksperiencat më të mira.
Duke u ndalur tek sfidat e sigurisë, Presidenti Begaj nënvizoi se situata e sigurisë në Evropë për shkak të luftës në Ukrainë ka ndryshuar.
“Fokusi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është rritur, është fuqizuar, dhe ne si vende të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore duhet të bashkëpunojmë më mirë rreth sfidave të cilat shqetësojnë më shumë popujt tanë, siç është sfida e sigurisë, sfida e bashkëpunimit ekonomik, sfidat e lidhura me energjinë, me infrastrukturën, me agjendën e gjelbër apo me transformimin digjital”, tha ai.
Duke e konsideruar samitin si të suksesshëm, Presidenti shtoi më tej se vetëm duke qenë të bashkuar e të unifikuar, mund të përballohen sfidat e së ardhmes.
Në fund të prononcimit të tij, Presidenti Begaj përgëzoi Maqedoninë e Veriut për kryesimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës.

Të tjera
-
Ambasadorja izraelite uron kosovarët për festën e Kurban Bajramit
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka uruar festën e Kurban Bajram...
-
Këshilltari i Kurtit më i ashpër se deputetët e VV’së, akuza LDK’së për puç dhe kaos
Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka bërë aku...
-
Kujtohen Mujë e Ali Krasniqi, nis edicioni i 23-të i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”
Në Çabiq të Klinës sot është bërë hapja e edicionit të 23-të të festivalit fo...
-
EULEX’it i zgjatet mandati edhe për dy vjet
Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i ësh...
-
Policia: 25 vjeçari nga Prizreni ka vde*kur sot në mëngjes si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti i 18 majit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, në nj...
-
Ushtarët e FSK-së rrëmbejnë dy çmime në Kroaci
Togu i Xhenierëve Luftarak nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar një suk...
-
Kurani i rrallë i xhamisë së Prezës, dhuratë nga presidenti turk Erdogan
Një Kuran i është dhuruar xhamisë që gjendet në Kalanë e Prezës në Shqipëri n...
-
Reeker për bllokadën politike në Kosovë: Turp, qytetarët meritojnë më mirë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në dialogun midis Serb...
-
Haziri takon Mesiqin në Gjilan: Mirënjohës përjetë për mbështetjen ndaj Kosovës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot Gjilanin dhe seli...
-
Rrëfimi tronditës i Zymberit që humbi dy vëllezërit
Muaji maj ka shënuar 10 vjetorin e Betejës së Kumanovës, një përvjetor ky i r...
-
Si pasojë e tregut të hapur energjetik, bizneset në Kosovë kanë filluar t’i mbyllin dyert
Në mbështetje të bizneseve të cilat po kundërshtojnë tregun e hapur energjeti...
-
Djali i Thaçit e feston Bajramin me gjyshen në Burojë: Aty ku i prisnim festat me babin
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar festën e Kurban ...