Sport

Befason Xavi, dëshiron të bëhet trajner i kësaj Kombëtareje

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 17 October 2017

Xavi Hernandez synon ta marrë drejtimin e Katarit për Botërorin “Katari 2022”

Ish kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka idetë e qarta se çfarë dëshiron të bëjë pasi të pensionohet nga futbolli aktiv.

Ai dëshiron të bëhet trajner. Madje ka zbuluar se synon ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Katarit për Botërorin “Katari 2022”.

-Advertisement-

“Pse jo? Mendoj se do të ishte mirë të bëhesha trajner këtu (në Katar) për ekipin kombëtar”, ka deklaruar mesfushori i Al Sadd për nga AFP.

“Do të shohim, kam nevojë për përvojë, kam nevojë për staf, kam nevojë për gjithçka, por të paktën unë i njoh lojtarët e Katarit”, ka shtuar ai.

“Unë jam këtu për t’i ndihmuar ata që të jenë më të mirë, për të konkurruar mirë në Kupën e Botës. Mendoj se qëllimi im është të jem trajneri kryesor”, shtoi ai.

Xavi synon që fillimisht të punoj me grup-mosha të reja  para se ta marrë drejtimin e ekipit të parë të Katarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera