Sport

Befason Munishi, ja çfarë thotë për referimin e Besfort Kasumit

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 13 July 2020

Janë mbyllur katër takimet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Feronikelit me një gol të Blend Baftiut, gol i cili e afron Ballkanin në tri pikë ndaj Dritës që është lidere e kampionatit.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shpreh pas lojës se ndeshja ishte e vështirë por, foli në superlativa për gjyqtarin e ndeshjes Besfort Kasumi.

-Advertisement-

“Thënë të drejtën, hoqëm shumë mund për ta fituar këtë ndeshje. Nuk jam i kënaqur me disa lojtarë mirëpo ndoshta presioni e lodhja e kanë bërë të vetën sepse kjo është ndeshja e tretë që e luajmë brenda javës”.

“Sidoqoftë fitorja i mbulon të gjitha. Deshta me theksu se jam borxh se ka pas një lutje para ndeshjes nga klubi që të mos referojë Besforti (Kasumi), unë sot mundem me thon lirisht se Besforti ka referu ndeshjen më të mirë që e kom pa duke referu dhe shfrytëzoj rastin me e falenderu.” tha Munishi për SSK.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundimin e sezonit 2019/20. /Insporti.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera