Lajme

Befason kandidati i VV-së: Do ta organizojmë “Miss Gjyshen” në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 11 October 2021

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Ferizajt, Valon Ramadani, ka bërë një premtim të veçantë dhe të padëgjuar me parë në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Ramadani ka thënë se e kanë në program mbajtjen e një festivali, ku do të zgjidhet ‘Miss Gjyshja” në Ferizaj, një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë me parë në Kosovë.

“Pikë që e kemi ne programin tonë që nuk i ka shkuar mend askujt deri me tani në asnjë parë zgjedhje, na e kemi bërë premtim, kemi me majtë një festival një herë në vit, ku ai festival ka me u organizu në mënyrë profesionale dhe kemi me e zgjedhë super gjyshen e vitit për moshën e tretë të gjysheve tona. Ka me u organizu një festival, në të cilin festival ka me u zgjedhë “Miss Gjyshja” në Ferizaj, 1, 2 dhe 3 për arsye se janë lenë anash gjyshet tona që aq shumë na dojnë neve e kush nuk i përmend as në fushatë e as jashtë fushate”, deklaroi Valon Ramadani në Kanal 10.

-Advertisement-

Zgjedhjen lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen të dielën e 17 tetorit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera