Lajme

Befason e kthyera nga Siria, ja çka deklaron ajo

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 22 April 2019

Avokatja Feime Gashi-Bytyqi ka treguar për takimin që ka pasur me një kliente të saj, e kthyer nga Siria në Kosovë.

Si mysafire në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, avokatja ka treguar se klientja e saj, nënë e 4 fëmijëve, që ka lënë burrin e saj, ka treguar se ajo nuk i është ankuar për qëndrimin në vendin e krizës.

Duke treguar se ajo ishte një grua që kishte vështirësi edhe në shkrim e lexim, Bytyqi e ka pyetur për kohën e qëndrimit në Siri, për çka ajo nuk duket se ishte ankuar shumë.

-Advertisement-

“Kur e pyeta për atje, më tha se nuk ishte aq keq. Fliste me rezervë, dhe nuk ishte shumë e gëzuar që ka ardhur në Kosovë”, ka treguar Feime Gashi-Bytyqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera