Sport

Befason David Luiz

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 10 December 2018

Qendërmbrojtësi i Chelseat David Luiz, mund të largohet nga klubi si rezultat i politikës së klubit për të ofruar vetëm zgjatje kontratash një vjeçare për lojtarin i cili tani ka mbi 30 vjeç, shkruan GazetainFokus.

Braziliani ka shënuar në fitoren e Chelseat prej 2-0 kundër Manchester City të dielën dhe ka qenë i rregullt për ekipin e Maurizio Sarrit gjatë gjithë sezonit.

Por ai ka pranuar se e ardhmja e tij është ende në ajër, me Chelsean ku skuadra i ka ofruar atij një zgjatje kontrate një vjeçare të marrëveshjes së tij ekzistuese.

-Advertisement-

“Ne jemi ende duke folur, le të shohim. Le të shohim se çfarë sjell e ardhmja “, ka deklaruar Luiz. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera