Lajme

Befason Baton Haxhiu për përgjimet: Unë kam standarde, nuk i kisha publiku

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 11 July 2023

Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë se ai nuk do t’i botonte përgjimet që u publikuan sot ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje bisedon me përfaqësues të Listës Serbe.

Haxhiu ka thënë në Pressing të T7, se nuk është në standardin e tij botimi i përgjimeve për një mori arsyejesh, duke përmendur edhe kush i bën ato përgjime e pse i bën.

”Me të then të drejtën unë e kam një standard tjetër në gazetari, unë nuk i kisha botu. Janë disa standard me të cilat unë e kam krijuar një lloj rregulli në gazetari. Përgjimet për asnjë mënyrë nuk i kisha botu sepse nuk e di kush i bëm, çfarë moton. Unë e kërkoj një garanci profesionale e përgjimet nuk janë. Siç nuk e kam botuar Pronton nuk e kisha botu as këtë“, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Më tutje, Haxhiu ka deklaruar se ai do t’ia qëllonte nëse do të pyetej se kush është zyrtari në VV që bisedon me Milan Radojiçiq

Sa i përket përmbajtjes, 200 persona me i pas kërku, e kisha ditur që Mimoza është ajo që bën, për mënyrën sesi e bën politikën, për mënyrën si sillët në jetën publike dhe sa e përgjegjshme është natyrën e komunikimit publik. Qoftë për fjalme, qoftë për përmbajtje dhe qoftë për mënyrën sesi i ndërton ambicien.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera