Lajme

Befasia e fushatës zgjedhore, kandidati me fushatë kreative që është bërë i dyti më i famshmi në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 12 October 2017

Zyrtarizimi i emrit të tij është bërë pak ditë para se të fillojë fushata zgjedhore. Ai është bërë pjesë e garës së madhe për të parin e Prishtinës. Mirëpo, sipas rrjedhës së fushatës që është parë deri më tani, Selim Pacolli mund të cilësohet si befasia e madhe e kësaj fushate, shkruan Infokusi.com

Sidomos, tani që përkrahja për të në rrjetin më të madh dhe më të përodrur social në Kosovë, Facebook. Pacolli tanimë e ka kaluar edhe rivalin e tij direkt, Arban Abrashin, për tu bërë si kandidati i dytë më i mbështetur në Facebook, rrjetin social në të cilin janë anëtarë pothuajse shumica absolute e qytetarëve të Prishtinës.

Në një verifikim dhe krahasim të shkurtë në Facebook, shihet se Pacolli ka tani mbi 20,000 fansa apo pëlqyes të faqës së tij, ose disa qindra më shumë sesa Arban Abrashi i LDK’së.

-Advertisement-

Në krye të listës është Shpend Ahmeti me mbi 74,000 pëlqime në faqen e tij në Facebook, ndërsa pas tij radhitet Pacolli me 20,000 mijë, Abrashi me 19,000, Lirak Celaj me 7,500 dhe Arbër Vllahiu me mbi 5,000 pëlqime.

Këtë kapërcim të shpejtë e ka bërë më së miri Selim Pacolli, i cili po shihet nga të rinjtë e Prishtinës si kandidatë më ndryshe, me taktika dhe fushatë më kreative.

Si kandidat serioz Pacollin e kanë cilësuar edhe shumë analistë dhe opinionistë nëpër emisione dhe debate të ndryshme televizive. Pikërisht për shkak të fushatës tejet kreative që e ka zhvilluar ai deri më tash./Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera