Befasi në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, ja rezultatet

Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 16 October 2021
Kanë përfunduar të tri ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës, ku në derbin mes Gjilanit e Ballkanit, pas 90’ minutave lojë nuk ka fitues.
Skuadra e Gjilanit ka barazuar sot me rezultat 1:1 me skuadrën e Ballkanit, kurse në ndeshjen mes Dukagjinit e Malishevës fitues është skuadra vendase, e cila triumfoi me rezultat 2:0, përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, Llapi ka arritur të regjistrojë fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës, pasi që e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 kampionin aktual Prishtinën, përcjell KosovaPress.
Me pikët e reja, skuadra e Dukagjinit pozicionohet në vendin e tetë me nëntë pikë, kurse Malisheva zë vendin e pestë me 12 sosh. Skuadra e Llapit tani gjendet në vendin e nëntë në tabelë me gjithsej nëntë pikë, ndërsa Prishtina zë vendin e gjashtë me vetëm 10 pikë.
Ndërsa, pas barazimit 1:1, Gjilani zë vendin e tretë me 14 pikë, tre sosh më pak se kundërshtari i sotëm Ballkani që pozicionohet në vendin e dytë.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Dukagjini 2 – 0 Malisheva
Gjilani 1 – 1 Ballkani
Prishtina 1 – 2 Llapi

Të tjera
-
U largua nga “Air Albania”, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai flamur, preket gjaku i dëshmorëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas largimit të flamur...
-
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dh...
-
U hutua me telefon, 13 vjeçari në Gjermani god*itet nga tramvaji
Një djalë 13 vjeçar u godit nga tramvaji në Mannheim të Gjermanisë, duke rënë...
-
1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu pas shpër*thimit të salmonelës në SHBA
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerika...
-
Gashi: Zgjedhjet, mënyra më e drejtë për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se tani është koha për të da...
-
Koci vazhdon nesër me protestë para kuvendit: Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën
Avokati Arianit Koci ka thënë se të hënën do të protestojë sërish para kuvend...
-
Nesër edhe një tentativë tjetër për konstituimin e kuvendit
Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit. Kjo pasi Avni Dehari e h...
-
Gjilanasi rra*h nënën dhe motrën, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Policia ka arrestuar një burrë, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike dhe f...
-
Karabinierët stërviten intensivisht me helikopter, KFOR-i: Synim, përforcimi i gatishmërisë taktike
Karabinierët italianë të KFOR-it, kohëve të fundit morën pjesë në një stë...
-
43 aksidente trafiku për një ditë në Kosovë, një me fatalitet
Përgjatë ditës së shtunë në Kosovë u regjistruan gjithsej 43 aksidente trafik...
-
Moti sot dhe ditëve në vijim
Sot në Kosovë pritet kulminacioni i valës së nxehtësisë tropikale me temperat...
-
“Futbollistët tanë mezi shpëtuan gjallë në Tiranë”, mediat serbe me tituj dramatik për ndeshjen me Shqipërinë
Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe ...