Lajme

Bedri Hamza vazhdon vizitën në Washington: Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 08 August 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po e vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot ka njoftuar që në “Atlantic Council” ka takuar ambasadorin Daniel Fried dhe eksperten e lartë për NATO, Rachel Rizzo, me të cilët ka biseduar për situatën aktuale dhe hapat që duhet t’i marrë Kosova për të kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejt në NATO.

Ai tutje thotë se aleatët dhe mqtë e Kosovës janë të shumtë në SHBA dhe se objektivat që ka si kandidat për kryeministër, arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse Kosova izolohet nga bota.

“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota”, ka shkruar Hamza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera