Lajme

Bedri Hamza: Unë do t’i mbështes bizneset dhe jo të flasë me përbuzje për to

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 14 January 2025

I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij kryesor është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset.

“Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza.

Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.

-Advertisement-

“Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza.

Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera