Lajme

Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të jetë Qeveria e re

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 06 June 2026

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në tubimin e tij përmbyllës në Prishtinë, ka thënë se janëmbledhur për ta mbyllur kapitullin e krizës dhe kaosit,që e ka kapluar Kosovën.

“Jemi mbledhur për t’i thënë qartë dhe fuqishëm secilit qytetar, në secilën komunë, në secilën lagje, në secilin fshat. Ne jemi gati ta ndalim krizën. Ne jemi gati ta ndryshojmë Kosovën. Të dielën, ne e ndajmë votën.Një votë që ka një qëllim. Një votë me shpresë. Një votë për PDK-në. Të hënën, fillon ndryshimi i madh.Ne do të jemi Qeveria e re”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se do ta kthej Kosovën nga kriza drejt zhvillimit, nga pasiguria drejt stabilitetit, nga dëshpërimi drejt shpresës.

-Advertisement-

“Kosova mund të bëhet më mirë. Kosova duhet të bëhet më mirë. Dhe nga e hëna e tutje, bashkë, ne do ta bëjmë Kosovën më mirë”, ka thënë ai.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy