Lajme

Bedri Hamza në Han të Elezit: Rritja e pagave për 50%, në muajt e parë të mandatit tim

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 14 January 2025

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Han të Elezit.

Hamza ka premtuar se pagat 50% për të gjithë në shërbimin publik do t’i rris brenda muajve të parë të mandatit të tij.

“Për mua preokupim është qysh me i zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me ia bë jetën më të mirë. E kemi bërë edhe atëherë kur kanë thënë s’mundeni me bë, nuk ju lejojnë, nuk guxoni. Rritjen e pagave edhe jo më pak se 50%, në muajt e parë të mandatit. Hani i Elezit do t’i ketë dyert e hapura për projekte. Në lagjen e re do të ndërtojmë shkollën, çerdhen dhe QKMF moderne, do t’i heqim sanksionet dhe do ta financojmë rregullimin e shtratit të lumit Lepenc”, ka thënë Hamza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera