Bedri Hamza flet për rritjen e eksporteve, premton grante investive, garantim kreditor dhe diplomaci ekonomike që u krijon qasje prodhuesve në tregjet ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 07 December 2024
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e çipsave “VIPA” në Pestovë të Vushtrrisë.
Hamza ka thënë se për kompanitë eksportuese do të ofrojë produkte të veçanta të garantimit kreditor, në mënyrë që t’u mundësohet rrjedha e parasë në kohën e duhur. Ai ka thënë se prodhuesit do t’i mbështes edhe në modernizimin e teknologjisë së prodhimit, duke u ofruar pako të subvencioneve dhe granteve investive.
“Gjithmonë kënaqësi të vizitoj fabrikën e çipsave “VIPA” në Pestovë, e cila ka vendosur standarde të reja për cilësi e shije dhe tashmë është shumë konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Ne do të ofrojmë produkte të veçanta të garantimit kreditor për kompanitë eksportuese, në mënyrë që t’ua mundësojmë rrjedhën e parasë në kohën e duhur. Prodhuesit do t’i mbështesim edhe në modernizimin e teknologjisë së prodhimit, duke u ofruar pako të subvencioneve dhe granteve investive.
Edhe diplomacinë ekonomike do ta forcojmë për t’i lidhur bizneset kosovare me partnerë ndërkombëtarë dhe tregje të reja, që t’i rrisim eksportet dhe forcojmë pozitën konkurruese të Kosovës.
#MaMirë për prodhuesit. #MaMirë për ekonominë.”, ka shkruar Hamza.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...