Lajme

Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 11 January 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim për një mjedis më të pastër.

“Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë. Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë”, ka thënë Hamza.

Ai tha se në qytete do të krijojnë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike.

-Advertisement-

“E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike.#MaMirë #PDK131”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera