Rozë

Bebe Rexha tregon se çka ka punuar para se të bëhej e famshme

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 03 April 2020

Ajo është sot një nga këngëtaret dhe kompozitoret më të famshme shqiptare në tregun ndërkombëtar të muzikës. E para të bëhej këngëtare, kishte punuar si shitëse parfumesh.

Por artistja me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha, dikur para se të bëhej e famshme, kishte punuar si një shitëse parfumesh në një dyqan në New York.

Këtë e ka treguar vet këngëtarja së fundmi, përmes disa pyetjeve të parashtruara në Instagram nga fansat, të cilave ajo iu është përgjigjur.

-Advertisement-

Njëri nga ndjekësit i kishte shkruar 30-vjeçares: “Ku keni punuar para se të bëheshit një këngëtare profesionale?”.

“Kam punuar në “Saks Fifth Avenue”, kam shitur parfume”, ka qenë përgjigje e këngëtares shqiptare me famë botërore.

Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, është lindur e rritur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por me kulturë shqiptare nga dy prindër shqiptarë.

I ati i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, teksa nëna e saj vjen nga Gostivari.

Bebe Rexha u mor me muzikë si e re, teksa famën më të madhe e arriti në vitin 2014 si kompozitore e hitit “The Monster” të kënduar nga Rihanna dhe Eminem, që më pas i hapi dyert drejt suksesit në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera