BE rrit me 500 milionë euro ndihmën ushtarake për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 24 January 2023
Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Varshava do t’i kërkojë zyrtarisht Berlinit miratim për transferimin nga arsenali i saj i tankeve gjermane ‘Leoprad‘ në Ukrainë.
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan (23.01.2023) në Bruksel një ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë eurosh, përmes së cilës do të financohen blerjet e përbashkëta të armëve dhe municionit, bëjnë të ditur diplomatët. Kësisoj që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës shuma e vënë në dispozicion arrin në 3,6 miliardë euro.
Këto para dalin nga një fond i posaçëm në buxhetin e BE-së, i ashtuquajturi fond për facilitetin e paqes, në të cilin Gjermania si ekonomia më e madhe në grupin e 27 vendeve financon rreth një të pestën e fondit. Përveç kësaj ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba i lidhur përmes video-konferencës u ka kërkuar homologëve të tij në BE tanke, sanksione të mëtejshme kundër rusëve dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, sikurse shkruan ai vet në rrjetin e komunikimit Twitter. “Ne na duhen hapa të guximshëm e me vendosmëri, për të siguruar fitoren e Ukrainës më 2023”, thekson ai.
Ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan gjithashtu për paketën e 10-të sanksioneve kundër Rusisë, që do të miratohet në njëvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt. Sipas diplomatëve është parashikuar ndër të tjera që të vendoset një tavan për çmimin e naftës dhe derivateve të saj. Për këtë është i nevojshëm një vendim unanim mes vendeve anëtare.
Polonia do të paraqesë kërkesë zyrtare për transferimin e tankeve gjerman “Leopard” Në debatin për furnizimin e Ukrainës me tanket gjermane të tipit “Leopard” po bëhen lëvizje: Polonia do t’i kërkojë lejen qeverisë gjermane, që të miratojë dërgimin nga Varshava të tankeve “Leopard” nga arsenali i saj në Ukrainë. Këtë e vuri në dukje kryeministri polak, Mateusz Moraviecki. Ai nuk përmendi një datë konkrete se kur do të shtrohet kjo kërkesë.
Më parë erdhi deklarata e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, sipas së cilës qeveria gjermane nuk do ta pengojë furnizimin e tankeve Leopard në Ukrainë përmes Polonisë. Duke folur në intervistë me televizionin francez LCI, Baerbock tha, se “nëse na pyesin, nuk do të nxjerrim pengesa”, por “deri tani nuk na kanë pyetur për këtë”. Krahas Polonisë edhe Finlanda është shprehur e gatshme të dërgojë tanke Leopard nga arsenali i saj në Ukrainë. Por meqënëse këto tanke janë prodhim gjerman, është i nevojshëm miratimi i qeverisë gjermane për furnizimin e këtyre arsenaleve në vende të treta.
BE rrit presionin ndaj Berlinit
Në BE po rritet presioni ndaj Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me tanket “Leopard”. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel tha, se preferon furnizimin. “Ne jemi këtu për të diskutuar mbi këtë çështje”, tha ai përpara një bisede përmes videos me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Megjithatë vendimi është në kompetencën e Berlinit.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha, se kancelari Olaf Scholz ka “një përgjegjësi të madhe, për të ndërmarrë një hap”. Europianët përara ofensivës ruse që pritet në pranverë duhet të garantojnë, se “edhe materiali i duhur është në dispozicion (…), në mënyrë që Ukrainë të mund të mbrohet”.
Sipas Asselborn-it Kievit i duhen të paktën 300 tanke, Eshtë fakt, “që vetëm tanket “Leopard” janë kaq të pranishëm në Europë”, tha ai duke iu referuar rreth 2000 tankeve të këtij tipi në arsenalet europiane.
Ushtria gjermane (Bundeswehr) fillon me zhvendosjen e sistemeve të mbrojtjes nga ajri Patriot në Poloni. Këto bateri mbrojtëse, sipas Ministrisë së Brendshme, do të zhvendosen nga Gnoien në Mecklenburg-Poremani në juglindje të Polonisë në kufirin me Ukrainën. Fjala është për dy nga tre sistemet patriot, që do të kontribuojnë për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake dhe do të përforcojnë mbrojtjen nga ajri në krahun lindor të NATO-s.
Sistemet e mbrojtura nga toka Patriot janë të lëvizshme dhe pedalet e qitjes mund të montohen në kamionë për t’u transportuar. Një Bateri Patriot mund të mbajë në shënjestër deri në 50 objektiva dhe mund të luftojë pesë objekte fluturuese njëkohësisht. Gjermania i ofroi sistemet Patriot, pasi në mes të nëntorit në territorin e kufirit polak goditi një raketë nga Ukraina./ DW
Të tjera
-
Greqia e Turqia morën OSBE, Shqipëria e tërhoqi kandidaturën e Igli Hasanit
Greqia dhe Turqia përmes një bashkëpunimi të paprecedentë diplomatik arritën ...
-
Rama: Kryeqytetit po kontribuon në reflektimin tonë për rolin e vajzave dhe grave në shoqërinë tonë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është hapur ek...
-
Blinken përplaset me Lavrovin, e akuzon për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi të enjten ministrin e Jas...
-
Kriza në Korenë e Jugut, partia në pushtet kërkon shkarkimin e presidentit Yoon
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, mund t’i vendosë qytetarët në rr...
-
Arrestohet murgesha mafioze në Itali, e përfshirë në grupin kriminal “Ndrangheta”. Ja roli i saj
Një murgeshë, Motra Anna Donelli, është ndër 25 të arrestuarit në një hetim n...
-
“O Zot tërmet!”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme nga banorët
Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u l...
-
Haxhiu: Miratimi i Ligjit për Byronë, hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë miratimin ...
-
Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votues...
-
Si mund të ndalohet futja e armatimit në veri?
“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo ...
-
Kryeministri Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë
Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercego...
-
Seanca e natës për të cilën opozita tha se u thirr pa u përfillur procedurat, krejt çka ndodhi në orët e vona
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të mbrëmjes, me praninë ...
-
Stradner: Serbia përmes narrativës pro-ruse po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan
Sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit është bërë temë kryesore në me...