BE përshëndet Kroacinë në hapësirën Shengen, Bullgaria e Rumania duhet të presin ende
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 09 December 2022
Vendi i preferuar për turizëm, Kroacia,më në fund mori dritën e gjelbër për anëtarësimin në hapësirën Shengen. Ministrat e Brendshëm e miratuan anëtarësimin e Kroacisë ndërsa Bullgaria e Rumania duhet të presin ende.
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në Bruksel diskutuan për zgjerimin e pjesëmarrësve në këtë zonë të qarkullimit pa kontrolle kufitare që aktualisht përbëhet nga 26 vende europiane. Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë dështoi për shkak të rezistencës së Holandës dhe Austrisë.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer bëri të qartë, se shfuqizimi i kontrolleve kufitare sa i përket Bullgarisë dhe Rumanisë ndërkohë nuk shtrohet për vendin e tij. SI arsye ai theksoi faktin, se shumë migrantë të paregjistruar vijnë përmes këtyre vendeve.
Rezistenca holandeze drejtohet vetëm ndaj Bullgarisë, për shkak të rezervave lidhur me shtetin e së drejtës. Duhet më shumë kohë për një vendim, tha si argument kryeministri Mark Rutte.
Kryeministri Rutte ka rezerva për antarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen sa i përket shtetit ligjor.Kryeministri holandez Mark Rutte
Baerbock krition Vjenën
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e dënoi qendrimin e Austrisë duke e quajtur një zhgënjim të madh. “Për shkak të vetos austriake dhe vendimit të imponuar tani rezultati është ndryshe, gjë që unë e konsideroj më shumë se të gabuar si në aspektin e politikës europiane ashtu edhe në atë gjeopolitik”, tha politikania ekologjiste gjatë një vizite në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.
Qeveria gjermane dhe ajo vet në telefon, sikurse tha, deri në minutën e fundit janë përpjekur, që Bullgaria e veçanërisht Rumania duhen pranuar në zonën Shengen. “Ne në fund të këtij viti të vështirë, për të mos thënë madje brutal, do të kishim hedhur një hap të mëtejshëm në forcimin e Europës”, tha Baerbock.
Bllokimet e trafikut në kufirin slloveno-kroat me heqjen e kontrolleve mund të ishin tejkaluar.Radhë pritjeje në kalimin kufitar Macelj mes Kroacisë dhe Sllovenisë
Komisioni i BE-së insisitoi për anëtarësimin e të tre vendeve
Komisioni i BE-së deri në fund insistoi që si Kroacia ashtu edhe Rumania e Bullgaria të pranoheshin në zonën Shengen, hapësira e vendeve mes të cilave nuk ka kontrolle kufitare. Zgjerimi i kësaj hapësire edhe me këto tre vende me siguri do ta bëjë Europën edhe më të sigurtë dhe më tërheqëse si dhe do të kontribuojë për më shumë mirëqenie, konstatoi Komisioni i mes të nëntorit. Të tre vendet janë qysh tani të lidhura me rregulloret në zonën Shengen, por deri më sot kontrollet në kufijtë e brendshëm të tyre nuk janë shfuqizuar.
Në kufirin e Kroacisë çdo verë krijohen bllokime trafiku me kilometra. Këtej e tutje që nga fillimi i vitit 2023 kontrollet kufitare mund të shfuqizohen, ndërsa në aeroporte duke filluar nga marsi. Kroacia vitin e ardhshëm hedh në qarkullim si mjet pagese monedhën e përbashkët europiane, euro.
Në zonën Shengen ndërkohë bëjnë pjesë 22 shtete si dhe Norvegjia, Lichtenshtejni, Islanda dhe Zvicra.Shengeni konsiderohet si një gur themeltar në integrimin europian
Një zgjerim i kësaj zone duhet të vendoset unanimisht mes vendeve anëtare. Përveç kësaj duhet që vendimi të miratohet edhe nga Parlamenti Europian, gjë që për Kroacinë, Rumaninë e Bullgarinë ndërkohë është bërë. Rumania dhe Bullgaria janë në pritje që nga viti 2011 për këtë vendim.
Brenda vendeve të zonës Shengen udhëtimet janë të mundura pa kontrolle kufitare. Marrëveshja e arritur më 1985 në Shengen të Luksemburgut konsiderohet si një gur themeltar në integrimin europian. Krahas zgjerimit të zonës Shengen në agjendën e takimit të ministrave të Brendshëm ishte edhe mundësia e rritjes së numrit të njerëzve nga Ukraina që kërkojnë mbrojtje gjatë dimrit që pritet të jetë i vështirë./DW
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...