BE paralajmëron masa ndaj veprimeve të Republikës Sërpska

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 11 February 2022
Bashkimi Evropian ka dënuar veprimet e Kuvendit të Republikës Sërpska – entitet në Bosnje e Hercegovinë – të cilat sipas tij çojnë drejt krijimit të një këshilli të ndarë gjyqësor dhe prokurorial.
Sipas BE-së ky veprim “paraqet një shkelje të papranueshme të rendit kushtetues dhe atij ligjor të Bosnje-Hercegovinës”.
“Nëse ky ligj miratohet, ai do të ketë pasoja të rënda për të drejtat e qytetarëve të Republika Sërpska, do të thellojë pasigurinë ligjore dhe jostabilitetin në sistemin ligjor të vendit, dhe do të dëmtojë seriozisht perspektivën evropiane të Bosnje-Hercegovinës”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga blloku evropian.
Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.
Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.
Vendi qeveriset dhe administrohet sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja, dhe ka një qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale.
Projektligji për krijimin e këtij këshilli në Republikën Sërpska, që ligjvënësit e mbështetën në seancën e së enjtes, është antikushtetues sepse transferon kompetencat nga niveli shtetëror i Bosnje-Hercegovinës në nivel të entitetit të Republika Sërpska.
Një vendim të tillë, pra për kalimin e kompetencave nga niveli i shtetit te një nivel më i ulët i qeverisjes, mund ta marrë vetëm Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës.
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje liderëve në Bosnje- Hercegovinës, në veçanti atyre në Republikën Sërpska, që të ndalin hapat që rrisin tensionet dhe të sigurojnë rifillimin e një dialogu serioz brenda institucioneve të shtetit, në mënyrë që të adresohen shqetësimet që kanë.BE kërkon që liderët të fokusohen nga reformat që do të siguronin tejkalimin e krizës dhe përmbushjen e kritereve të BE-së për statusin e kandidatit.
Bashkimi Evropian kësaj radhe ka paralajmëruar edhe masa që mund të ndërmarrë kundër atyre të cilët rrezikojnë unitetin e vendit dhe funksionimin e institucioneve.
“Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri e ka vendosur situatën në Bosnje-Hercegovinë dhe veprimet që dëmtojnë unitetin e vendit, në agjendën e takimit të ardhshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme”, është thënë mes tjerash në deklaratën e BE-së.
Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj liderit të serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik edhe në BE ishin paraqitur ide që Bashkimi Evropian të ndjekte të njëjtën rrugë.
Këtë ide e kishte paraqitur edhe Gjermania. Por në BE nuk ka pasur pajtim nga të gjitha vendet anëtare për një gjë të tillë, sepse ato duan t’i japin mundësi dialogut.
Megjithatë tani rritet presioni që edhe Bashkimi Evropian të marr masa ndaj atyre që i sheh si përgjegjës për rrezikimin e unitetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës.
Millorad Dodik edhe në të kaluarën ka kërcënuar me shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnje e Hercegovina.

Të tjera
-
Reagon Oda Ekonomike pasi Gjykata pezulloi vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë: Kërkon ndaljen e veprimeve që dëmtojnë bizneset
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ...
-
Pezullohet vendimi i ZRRE për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregu...
-
Punëtorët e sigurimit largohen nga QKUK, Osmani: Policia merr përsipër sigurimin
Rreth 260 punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Ko...
-
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë...
-
Tregtimi “në të zezë” i energjisë në vitin 2024 dhe anashkalimi i ALPEX-it nga “të gjithë”
Hulumtimi dy mujor i Buletinit Ekonomik, ku janë analizuar shumë dokumente dh...
-
Bie çmimi i naftës edhe në Kosovë – Berjani tregon çmimet e fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka treguar çmimet e fundit t...
-
Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin pas fillimit të armëpushimit
Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë ...
-
Izraeli do të përgjigjet “me forcë” kundër Iranit
Ministri izrelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se ka urdhëruar ushtr...
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Vuçiqi ndalon eksportin e armëve, thotë se ‘qortimet‘ nga Rusia nuk janë arsyeja
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka d...