Lajme

BE nuk ka datë për takimin mes kryenegociatorëve Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 02 September 2024

Bashkimi Evropian akoma nuk ka datë se kur do mbahet eventualisht një takim i radhës së kryengociatorëve nga Kosova dhe Serbia, të cilin e ka paralajmëruar emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka cilësuar se një takim në nivel kryenegociatorësh është prioritet për Brukselin.

“Si zakonisht takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve, zakonisht nuk i paralajmërojmë, por, pa dyshim, qëllimi ynë është që sa më parë të kemi një takim në nivel të kryenegociatorëve, sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, ka deklaruar Stano në konferencë për gazetarë.

-Advertisement-

Takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve e paralajmëroi Miroslav Lajçak nëpërmjet rrjeteve sociale, me ç’rast konfirmoi se ai do e vizitojë Prishtinën, së shpejti, pikërisht për të organizuar këtë takim.

Takimi i fundit mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi, dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq, u mbajt ne muajin korrik, pa asnjë rezultat konkret.

Ndërkohë zëdhënësi i BE-së, Stano, përsëriti reagimin e Brukselit, të publikuar këtë fundjavë, se aksioni i mbylljes së pesë zyrave të Serbisë në veri të Kosovës, konsiderohet i njëanshëm dhe i pakoordinuar, si dhe, sipas tij, me potencial për rritje të tensioneve në Kosovë.

Stano, gjithahstu, citoi deklaratën e BE-së nga viti i kaluar, ku thuhet se mungesa e hapave drejt de-përshkallëzimit do të ketë pasoja./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera