BE, “ndërhyrje urgjente” për të ndaluar rritjen e çmimit të energjisë
Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 30 August 2022
Bashkimi Europian po përgatitet të ndërmarrë veprime urgjente për të reformuar tregun e energjisë elektrike dhe për të kontrolluar çmimet e energjisë të cilat janë rritur në mënyrë të pafrenueshme që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
Për këtë arsye, ministrat e Energjisë nga vendet anëtare të BE-së do të zhvillojnë bisedime të ngutshme në Bruksel në 9 shtator.
Von der Leyen, president e KE: Rritja e skajshme e çmimit të energjisë elektrike po ekspozon kufizimet e modelit aktual të tregut tonë të energjisë. Janë disa rrethana që kanë çuar në këtë situatë. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë tani intensivisht për një ndërhyrje emergjente dhe një reformë strukturore të këtij tregu.
Kryetarja e KE-së sqaroi se një reformë e plotë e tregut Euvropian të energjisë elektrike duhet të nisë teknikisht në fillim të vitit të ardhshëm. Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike duhet të shkëputen nga njëra-tjetra, shtoi ajo pas diskutimeve që pati me ministrin gjerman të ekonomisë Robert Haback në Berlin.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz gjithashtu bëri thirrje për veprim. Nevojiten veprime te shpejta për reformimin e tregut; zgjidhja në nivelin e BE-së është më e mira që kemi, ishte komenti i tij.
Komisioni Europian ende nuk ka publikuar një plan të hollësishëm mbi reformën në fjalë, por disa vende anëtare si Italia dhe Belgjika kanë kërkuar për një çmim të përkohshëm tavan në çmimet e shitjes me shumicë të gazit. Zyrtarët europianë po marrin gjithashtu në konsideratë masa për ndarjen e çmimit të energjisë elektrike nga ai i gazit, dhe për të marrë parasysh burimet e tjera të energjisë.
Disa shtete anëtare kanë nisur masat e tyre për uljen e çmimeve, megjithatë Brukseli beson se nëse kryeqytetet e BE-së do të punojnë së bashku për këtë situatë, do të jenë më efektive.
Të tjera
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...