BE: KOSTT dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje për rrymën në veri

Autori: Gazeta inFokus
18:33 | 19 October 2022
Bashkimi Evropian njoftoi se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe kompania serbe Elektrosever nga Mitrovica e Veriut, më 18 tetor kanë arritur një marrëveshje teknike për zbatimin e Udhërrëfyesit për Marrëveshjen për Energjinë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, sipas BE-së, Elektrosever ka dorëzuar të dhënat e konsumatorëve në veri.
BE-ja tha se marrëveshja është arritur nën ndërmjetësimin e saj, pasi Kosova kishte nisur procedurat e parapara në marrëveshje, për t’i hequr licencën kompanisë serbe Elektrosever për të operuar në Kosovë.
“BE-ja ishte njoftuar nga ana e Kosovës për inicimin e fazës 15-ditore të konsultimeve sipas nenit 8 të Udhërrëfyesit të ndërmjetësuar nga BE-ja. Si rezultat i ndërmjetësimit të BE-së, më 18 tetor KOSTT dhe Elektrosever kanë finalizuar dhe nënshkruar marrëveshjen e standardeve teknike, sipas nenit 3 të Udhërrëfyesit. Të njëjtën ditë, Elektroseveri ka dorëzuar të dhënat e konsumatorëve, sipas nenit 2 të Udhërrëfyesit”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i BE-së.
Blloku evropian ka bërë thirrje që palët të zbatojnë pa vonesa të gjitha obligimet që dalin nga Udhërrëfyesi, pasi me afrimin e stinës së dimrit, sipas BE-së, nuk ka kohë për të humbur.
“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të rëndësishëm që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të zbatojnë pa vonesa të reja obligimet e tyre që kanë mbetur nga Udhërrëfyesi”, u tha në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së dërguar REL-it.
Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia nënshkruan Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Më 24 qershor, kompania serbe Elektrosever, ishte licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE), për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre.
Por, pala kosovare kishte thënë se kjo kompani nuk i kishte plotësuar kushtet e dala nga Udhërrëfyesi, që do t’i mundësonin operimin në tregun e Kosovës.
BE-ja kishte shprehur shqetësimin për ritmin e ngadalshëm të zbatimit të Udhërrëfyesit për energji, që kërcënonte edhe të dështonte plotësisht marrëveshjen.
Udhërrëfyesi për energjinë, por edhe pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë që qytetarët e dy shteteve të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim – pa dokumente shtesë – përmenden si sukseset më të mëdha të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në këto dy muajt e fundit.
Burimet diplomatike i thanë REL-it se vizita e fundit në Kosovë dhe Serbi, e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, krahas temave të tjera, kishte për qëllim që të bindte palët që të zbatonin pa vonesa Marrëveshjen për Energjinë.
Lajçak u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 13 tetor dhe katër ditë më vonë u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit me liderin serb, Lajçak deklaroi se çështja e energjisë kërkon “zgjidhje urgjente”

Të tjera
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...
-
Gruda: Kushtetuesja ia ka hedhur fajin VV-së për bllokadën 4-mujore
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, u shpreh se Gjykata Kushtetuese, ka thënë ...
-
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Shqipëri, nisin kontrollet në terren
Në Gjirokastër vijojnë kontrollet e vazhdueshme në fermat dhe tufat e bagëtiv...
-
Limaj “thumbon” Haradinajn për sulmet që ia bëri, tregon se do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, para pak minutash ka shkruar lidhur me zhvillim...
-
Trump: Si e shmanga shpërth*imin e një luf*te të madhe mes Serbisë dhe Kosovës
Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Tr...
-
“Ti nuk mundesh me i akuzu gazetarët, kur…”- Faruk Statovci i reagon Amir Rrahmanit pas deklaratës për gazetarët sportivë të Kosovës
Trajneri Faruk Statovci i është kundërpërgjigjur futbollistit të kombëtares s...
-
Muharremi: Nga 49.6% në vitin 2021 në 37.3% më 2025, a po shkon VV drejt 32%?
Njohësi i politikave Shenoll Muharremi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka r...
-
Kadrijaj për aktgjykimin e Kushtetueses: Qartësoi shumë gjëra, VV-ja në formë arbitrare ndryshoi formën e votimit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kush...
-
Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it, kolonel Peter Helzer...
-
Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, KEDS: Katër shtylla të hekurta u rrëzuan në Viti
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, ka nj...
-
Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta, përjashtohen disa nxënës për shkak të përdorimit të telefonave
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoft...