BE kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 25 August 2024
Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se kërkon nga Kosova dhe Serbia që urgjentisht të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Liderët e shtetit të Kosovës para pak ditësh thanë që Serbia është ajo që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, ndërkaq njohësit e zhvillimeve politike në vend thotë se mos respektimi i kësaj marrëveshje bllokon rrugën integruese të Kosovës.
“Serbia duhet të kthehet te marrëveshja, ta respektoj atë në mënyrë që ta zbatojmë,” tha kryeministri Albin Kurti për Zërin e Amerikës.
Thuajse njëjtë sikur kjo kërkesë e kryeministrit kosovar, Albin Kurti por edhe atë të ditëve më parë të presidents Vjosa Osmani, edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar zbatim të marrëveshjeve të arritura si në Bruksel ashtu edhe atë në Ohër.
Veçse BE-ja nuk përjashton asnjërën palë. Sipas Brukselit zyrtar si Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të nisin zbatimin e aneksit të arritur në Ohër të Maqedonisë dhe ato të arritura në Bruksel
Qëndrimi i BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është shumë i qartë, i është komunikuar të gjithë të përfshirëve në disa raste dhe nuk ka ndryshuar: duhet urgjentisht të fillohet me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe aneksit të saj. Progresi në këtë drejtim është i lidhur ngushtë me progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë,” deklaroi për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ndërkaq, analisti politik Afrim Kasolli thotë mos zbatimi i kësaj marrëveshje, mbanë peng Kosovën.
Që nga dështimi për të u anëtarësuar në Këshillin e Europës, është e qartë se Kosova mbetet peng i agjendës euro integruese, pa zbatuar detyrimet dhe obligimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit në Ohër,” tha Kasolli.
Ndërkaq, sipas ish-diplomati Blerim Canaj presioni për implementimin e kësaj marrëveshje do të rritet, për të dyja vendet.
“Normalisht, presion do të ketë sepse tek e fundit marrëveshja është më shume me BE-në sesa ne me Serbinë, sepse në marrëveshjen e bëmë dhe implemetimi bëhet duhet nga ta,” tha Canaj.
Dokumenti i njohur si Marrëveshja Bazë, u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mire, dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore që për autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de facto shtetësinë e Kosovës.
Të tjera
-
Bastisen nëntë lokacione, sekuestrohen armë e municion në Prishtinë
Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se ka përfunduar me sukses një opera...
-
Ganimete Musliu tallet me Specialen: A duhet arrestuar edhe Abdixhiku?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cil...
-
Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku shqiptoi policia gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 591 tiketa trafiku gjatë 24 ...
-
Provokojnë serbët, vendosin pamflete kërcënuese: Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska
Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të ...
-
Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë
Presidentja, Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100...
-
Zbulohet varianti i ri i “Covid” që do përhapet me shpejtësi në vjeshtë
Vjeshta po i afrohet dhe me të, varianti i ri i COVID-19, KP.3.1.1, është duk...
-
Tahiri në ShBA kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në pr...
-
KFOR-i bën tërheqjen e disa mjeteve shpëṛthẏese në Kamenicë
Dje rreth orës 11:22, një person nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës ka ...
-
FSK realizoi me sukses ushtrimin fushor në Babaj Bokës dhe Devë
Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R...
-
Shehu publikon pamjet nga punimet në rrugën Junik-Gjeravicë
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka publikuar pamjet nga punimet në r...
-
Rusia dëbon gjashtë diplomatë britanikë
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar gjashtë diplomatë bri...