Lajme

BE-ja pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova një hap më afër SEPA-s

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 16 Tetor 2026

Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave nga Kuvendi i Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një hap drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se miratimi i këtij ligji e afron Kosovën drejt anëtarësimit në SEPA dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Me miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi dje, Kosova ka bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe integrimit gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së në Kosovë,Dirk Schuebel”.

-Advertisement-

“Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy