BE-ja mundëson ngrohtoren e parë me bimomasë në Gjakovë, investohen mbi 15 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 22 November 2021
Gjakova është bërë me ngrohtoren e parë me bimomasë fal financimit nga Bashkimi Evropian (BE) për ndërtimin e impiantit të ri për furnizimin me ngrohje qendrore.
Ky është i vetmi impiant i kogjenerimit me biomasë në Kosovë dhe ka kushtuar mbi 15 milionë euro.
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog tha se impianti i ri do të ketë ndikim domethënës ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë.
Madje sipas tij, është interes absolut për Kosovën që të ketë qasje në energjinë e pastër, e që është një ndër prioritet kryesorë të BE-së.
Ai u më pas ka pohuar se është koha e fundit që institucionet të ndërmarrin veprime që ta bëjnë dekarbonizimin.
“Ky investim 15 milionë euro për ndërtimin e ngrohtores së qytetit me teknologji të avancuar, është dëshmi e investimeve të BE-së në Kosovë. Efiçenca e energjisë elektrike në ndërtesat publike do të krijojnë që të kemi një mjedis më të mirë dhe për një furnizim më të përballueshëm për të gjithë popullatën”.
“Gjithashtu është koha e fundit që institucionet të ndërmarrin veprime që ta bëjnë dekarbonizimin në Kosovë. Me të vërtetë është interes absolut për Kosovën që të ketë qasje në energjinë e pastër, e që është një ndër prioritet kryesorë të BE-së, drejt tranzicionit ne energji të pastër dhe të shëndoshë”, tha ai.
Albana Skivjani, u.d e kryeshefes së e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, tha se ngrohtorja ka funksionuar me humbje të mëdha, teksa shtoi se reduktimi ka qenë 12 orë.
Ajo tha se me këtë investim, qyteti do të ketë ngrohje 24 orë.
“Punimet që janë kryer këtu, është dëshmi e një investimi kualitativ me një teknologji të avancuar e cila do të punojë me dekada me efiçencë të lartë, ndërkohë është ndërtuar një urë e fortë bashkëpunimi mes nesh. Ky projekt është i vetmi i këtij lloji jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, tha ajo, teksa shtoi se për vite kjo Ngrohtore ka funksionuar me afarizëm negativ, ku kanë operuar me 12 orë, ndërkaq, tani operojnë 24 orë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se rreth 40 për qind e energjisë së konsumuar nga ekonomitë familjare shkon për ngrohje, prandaj sipas saj, zgjidhja e çështjes së ngrohjes ndikon në cilësinë e jetesës dhe në shëndetin e qytetarëve.
“Ekonomitë familjare në Kosovë konsumojnë rreth 40 për qind të energjisë dhe shumica e saj shkon për ngrohje, përveç kostos kjo ka ndikim negativ në mjedisin dhe nga ana tjetër ne kemi një pjesë të konsiderueshme të ekonomive familjare që në studimet e ndryshme deklarojnë se nuk mund ta mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohtë gjatë dimrit, pra zgjidhja e çështjes së ngrohjes ndikon në cilësinë e jetesës dhe në shëndetin e qytetarëve”, tha ministrja Rizbanolli.
Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, tha se Gjakova prin larg me energji të ripërtrishme dhe asaj fosile. Tutje, ai u shpreh se Ngrohtorja me prodhimin edhe të energjisë, do të ketë impakt pozitiv për këtë komunë.
“Këtë impiant që e kemi mbrapa dhe impiantin solar në Madanaj, sot Gjakova prin larg me energji të ripërtrishme dhe me energji fosile, së paku në Kosovë. Ngrohtorja e qytetit do të ketë shumë nevojë për ministrinë e Ekonomisë, sipas të gjitha gjasave edhe gjatë vitit 2022”.
“Është një kënaqësi për neve sepse kur të fillojmë me prodhuar edhe energji elektrike të hyrat e ngrohtores do të rriten dhe ngrohtorja do të jetë e qëndrueshme dhe pse jo edhe Komuna si pronare e saj do të ketë remitenca prej këtij aseti”, u shpreh Gjini.
Kompania austriake URBAS Maschinenfabrik Ges.mbH është angazhuar nga Bashkimi Evropian për të ndërtuarimin e këtij impiant të kogjenerimit të biomasës për furnizimin me ngrohje qendrore të qytetit të Gjakovës.
Projekti mundësoi ndërtimin e një termocentrali të ri për Gjakovën, i cili do të gjenerojë si ngrohje ashtu edhe energji elektrike nga biomasa, dhe projekti do të ketë një ndikim të rëndësishëm ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë.
Si rezultat i këtij projekti, kostot vjetore të operimit për ngrohtorja pritet të ulen me 35 deri në 50%, ndërsa në të njëjtën kohë ndotja e përgjithshme në këtë zonë do të ulet me mbi 90%.

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...


































