BE-ja: Kosova ta formojë Asociacionin
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/beee.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:17 | 03 February 2023
Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha prononcimet e të tjerëve”.
Ai tha se përsërit “urgjencën që për BE-në ka lëvizja përpara e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”.
Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.
Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.
Kurti po ashtu ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti kushtëzoi themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.
Kurti vendos kushtet për themelimin e Asociacionit, Vuçiq i quan “përrallë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka cilësuar “përrallë” kushtet për Asociacionin. Në një seancë të Kuvendit të Serbisë, gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiq ka thënë se Kurti në fakt “nuk do të formojë Asociacionin”.
BE-ja e ka thënë disa herë se marrëveshja e cila parasheh formimin e Asociacionit është obligim ndërkombëtarë i Kosovës dhe se ajo duhet të implementohet.
Edhe SHBA-ja e ka vlerësuar si prioritet kryesor formimin e Asociacionit dhe për këtë çështje ka organizuar edhe një diskutim më 31 janar.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik” të saj.
Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e Asociacionit, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij Asociacioni.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 gjeti se 23 pika të Marrëveshjes mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen./REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/12/The-banker-2024-FIN.jpg)
Të tjera
-
KQZ nuk e ka përditësuar rezultatin nga e mërkura në mbrëmje, kanë mbetur edhe 7 vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka procesuar në webfaqen e tij 99...
-
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxa, publikohet lista se çfarë bleu me 860 mijë euro
Shpërndarja e informacionit se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për ...
-
Sveçla në Munih përmend financimin nga Serbia të grupeve dhe individëve për kryerjen e akteve tẹrroriste
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Konferencën ...
-
Edona Llalloshi ua kalon me vota dy ministreve, lë pas edhe disa deputetë të VV’së në një vendvotim
Këngëtarja e njohur, Edona Llaloshi, e cila ka garuar për deputete në listën ...
-
Takimi i NATO’s me Sekretarin e Trump aty, Ministri shqiptar i Mbrojtjes u kërkon aleatëve vigjilencë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu në takimin e Ministrave të Mb...
-
Kadri Veseli ngritet në këmbë pasi avokati i tij e kritikon gjyqtarin për anshmëri
Sot në Gjykatën Speciale në seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka dës...
-
Haradinaj: Me vendosmëri të plotë nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se sot ka mbajtur takim me kryesinë ...
-
Ja nga sa vota fituan kandidatët e LVV, LDK e PDK në një vendvotim në Viti
Në Viti po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet...
-
Nis numërimi i votave për kandidatët për deputetë edhe në Prizren
Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë edhe në Prizren. Nu...
-
Cakolli: Me këtë ritëm, do të duhen rreth tri javë që procesi i numërimit të përmbyllet
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se procesi i numërimit në qen...
-
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë
Ka përfunduar numërimi i 22 kutive në të cilat janë të vendosura votat për ka...
-
Tension në Speciale për një dekret që e bëri Çekun shef-shtabi, Gjyqtari zviceran dorëzohet përballë avokatit të Thaçit
Në fillim te seancës ku ka vazhduar dëshmia e Sylejman Selimit në Gjykatë Spe...