KQZ nuk e ka përditësuar rezultatin nga e mërkura në mbrëmje, kanë mbetur edhe 7 vendvotime

Autori: Gazeta inFokus
19:44 | 13 February 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka procesuar në webfaqen e tij 99.72 për qind të votave, ose votat në 2 mijë e 526 vendvotime, nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsej.
Përditësimi i fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket numërimit të votave është bërë të mërkurën në ora 22:12.
Sipas të dhënave aty, kanë mbetur pa u numëruar edhe tri vendvotime në Gjilan, një vendvotim në Deçan, dy në Klinë, një në Prizren.
Sipas rezultateve preliminare, VV ka dalë e para në këto zgjedhje me 40.84 për qind të votave, ose 341 mijë e 672 vota.
PDK e dyta me 22.05 për qind, ose 184 mijë e 499 vota.
LDK me 17.67 për qind, ose 147 mijë e 827 vota.
AAK e katërta me 7.45 për qind, ose 62 mijë e 309 vota.
Ndryshe, KQZ po numëron votat e kandidatëve për deputet, ndërsa më pas do të numërohen edhe ato me kusht dhe me postë.

Të tjera
-
Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar
Një aksident trafiku mes dy automjeteve mes dy automjeteve në rrugën Prishtin...
-
Lëndohet në punë, punëtorja të cilës “Trepça” ia ndërroi dy herë vendin e punës pa ia konsultuar problemet shëndetësore
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, ...
-
Plani i Rritjes, BE-ja thotë se s’ka momentalisht “parafinancim” për Kosovën e Serbinë
Bashkimi Evropian ka thënë se momentalisht nuk ka një “parafinancim” për Koso...
-
Me mbështetjen e GIZ Kosova, thjeshtohet regjistrimi i foshnjave
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në lansimin e nismë...
-
Ambasada kosovare në Washington bën thirrje që Kosovën ta njohin edhe shtete tjera pas Kenias
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar shteti...
-
Akuzat e Demaliajt, Ramosaj: Janë nivel i ulët i debatit, ka kërkuar vetë që të largohet
Një nga personat më të zëshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin ...
-
Vrạsja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plạgosur
Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri...
-
Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë
Alban Zogaj ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë...
-
Mbështetësi i Kurtit që thoshte se e ka “krytë kompjuter” eskalon gjatë një emisioni -shan me nënë gazetarin
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Kosova Today”, një inci...
-
Konstituohet Bordi i Ri i Drejtorëve të KEK, Valdrin Krasniqi rizgjedhet Kryesues
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Valdrin Krasniqi është rizgjed...
-
Tërnava me apel për ndalimin e vrạsjeve në Kosovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimi...
-
Presidenti i Letonisë në dijeni për mashtrimin që iu bë Kurtit, flasin nga presidenca letoneze
Kryeministri Albin Kurti ra pre e dy humoristëve rusë të njohur si Vovan dhe ...