Lajme

BE-ja kërkon tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 27 August 2026

Duke i dhënë lamtumirën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE-së për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Palatova ka theksuar nevojën për tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së, me synim zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ajo ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE”, thuhet në mesazhin e saj.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy