Lajme

BE-ja kërkon nga Kosova respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 25 August 2026

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.

Palatova ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të respektojnë sundimin e ligjit dhe karakterin shumetnik të vendit.

Në këtë takim, BE-ja ka bërë të ditur se pret që pretendimet për sjellje të pahijshme nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës të hetohen në mënyrë të duhur. Po ashtu, sipas BE-së, çdo rrënim duhet të kryhet duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.

-Advertisement-

Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, duke theksuar se përparimi në këtë drejtim kërkon edhe përmbushjen e obligimeve nga institucionet e Kosovës.

Postimi i plotë: 

Ushtruesja e detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua me Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe theksoi nevojën që institucionet e  Kosovës të respektojnë sundimin e ligjit dhe karakterin shumetnik.

 BE-ja pret që pretendimet për sjellje të pahijshme nga Policia e Kosovës të hetohen dhe që çdo rrënim të kryhet duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.

BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së; Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy