BE-ja anulon projektet prej 7.8 milion euro në Mitrovicën e veriut
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 21 July 2017
Zyra e BE-së në Kosovë ka anuluar ndihmën financiare prej 7.8 milion euro për Mitrovicën e veriut.
Projektet parashihnin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e veriut.
Për fat të keq, autoritetet vendore dështuan t’i largojnë ndërtesat e paligjshme ekzistuese dhe të krijojnë qasje në të gjitha punishtet.
Zyra e BE-së/PPBE shpreh keqardhje për anulimin e këtyre projekteve, nga të cilat do të përfitonin sektori arsimor dhe kulturor në Mitrovicën e veriut. BE-ja i konsideron këta sektorë si esencialë për përparimin e Kosovës dhe i bën thirrje autoriteteve, duke përfshirë edhe ato në nivelin lokal, të mos kursejnë asnjë përpjekje për ta bërë prioritet arsimin cilësor.
BE-ja, e cila kontribuon pothuajse me 100 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën në vit, mbetet e angazhuar të punojë ngushtë me autoritetet për të investuar në arsimin, kulturën, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ndihma e BE-së siguron mbështetje për të gjitha fushat në Kosovë dhe për të gjitha komunitetet, duke përfshirë 38.5 milionë euro veçanërisht për Kosovën e veriut të alokuara kryesisht për infrastrukturë (qendër kulturore, ndërtesë universitare, ndërtesë komunale në Mitrovicën e veriut, objekt trajtimi të mbeturinave dhe sallë sportive në Zveçan, kopsht për fëmijë dhe qendër shëndetësore në Leposaviq, rrugë të reja në Zubin Potok dhe Leposaviq). 8.5 milionë euro janë ndarë për stacionin e ri të autobusëve dhe qendrën shëndetësore në Mitrovicën e veriut, rindërtimin e sistemit të kanalizimit dhe furnizimit me ujë në Zveçan si dhe për grantet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të organizatave të shoqërisë civile në të gjitha komunat veriore, të cilat janë aktualisht në zbatim. Që nga viti 2012, BE-ja ka dhënë mbi 3.5 milion euro për 35 projekte bujqësore në Mitrovicën e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok për të mbështetur prodhuesit vendor me bazë në veriun e Kosovës.
Historiku i projekteve:
Ndërtesa e re e Universitetit të Mitrovicës së veriut, me vlerë mbi 4.5 milionë euro, do të përbëhej nga një bodrum dhe pesë kate. Ajo do të përfshinte klasat, amfiteatrat, laboratorët, një teatër të vogël, një bibliotekë, zyra, një restorant dhe një parking nëntokësor. Përmirësimi i peizazhit ishte pjesë e projektit.
Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Mitrovicën e veriut, me vlerë prej 3.3 milionë euro, duhej të shoqërohej me ndërtimin e infrastrukturës përkatëse, duke përfshirë qasjen në rrugë dhe parkingun për vetura, peisazhin e lokacionit dhe ndriçimin e jashtëm, drenazhin e rrugëve dhe të parkingut të makinave, etj.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...