Lajme

BE: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 19 April 2022

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që në 9-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në një prononcim për Tanjug, Stano tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord, përcjell Klankosova.tv.

“BE dhe vendet anëtare presin përparim të shpejtë nga të dyja palët, si dhe Beogradi dhe Prishtina të përfshihen seriozisht në të”.

-Advertisement-

“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare presin gjithashtu që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura tashmë”, tha Stano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera