BE: Çështja e urës në Mitrovicë do të vendoset në agjendën e takimit të ardhshëm për dialogun
Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 13 August 2024
Bashkimi Evropian si duket po planifikon një takim të ri në mes të Kosovës dhe Serbisë ku do të flitet edhe për zhvillimet e fundit sa i përket diskutimeve e planeve të qeverisë për hapjen e urës në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali e cila edhe një herë ka theksuar se qëndrimi sa i përket çështjes së urës është i qartë.
“BE-ja u kërkon të gjitha palëve të interesuara të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. BE planifikon të vendosë statusin e urës në axhendën e takimit të ardhshëm të Dialogut”, ka thënë Massrali.
Në lidhje me pyetjen se a është duke u koordinuar qeveria e Kosovës me përfaqësuesit e BE-së në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket çështjes së urës, Massrali ka thënë se qeverisë Kurti i është bërë i qartë qëndrimi i tyre kundër tensionimit të situatës.
Ndërsa për mundësinë e vendosjes së masave të reja për Kosovën për të cilat paralajmëroi zëdhënësi tjetër i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media, ajo tha se “dështimi nga palët për të ulur tensionet do të ketë pasoja”.
“Ne ua kemi bërë shumë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve. Shtetet anëtare në konkluzionet e Këshillit vitin e kaluar ishin të qarta se “dështimi nga palët për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, ka thënë zëdhënësja e BE-së në një përgjigje për Gazetën Infokus.
Tashmë qeveria e Kosovës ka kryer testimet e nevojshme me kamionë për të parë mundësinë për hapjen e urës edhe për vetura.
Në lidhje me këtë kanë protestuar edhe serbët në veri të cilët po refuzojnë hapjen e urës.
Sot në një përgjigje për Kosova Press, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se nuk e di se kur do të hapet ura por që sipas tij sot pritet të publikohet vlerësimi që është bërë nga ekspertët.
Për këtë plan të qeverisë, Kosova u kritikua edhee nga partnerët ndërkombëtarë duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.
Derisa edhe nga KFOR-i kanë thënë se çdo vendim për hapjen e urës duhet dhe mund të merret vetëm në dialog./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...