BE: Borrell i kërkoi Lajçakut ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë, misionit i bashkohet edhe Escobari
Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 22 August 2022
Bashkimi Europian ka konfirmuar për Klankosova.tv, vizitën në Kosovë, të përfaqësuesit special të BE-së Miroslav Lajçak.
Në përgjigjien e dhënë nga zyrtarja për shtyp e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Paloma Hall Cabalero, thuhet se këtë vizitë të Lajçak në Kosovë por edhe në Serbi, e kërkoi përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Kësaj vizite pritet t’i bashkohet edhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
”Në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të enjten e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë diskutimet. Në vazhdim të takimeve të javës së kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi këtë javë (24-25 gusht 2022) në mënyrë që të avancohet drejt një zgjidhjeje të pëlqyeshme reciprokisht për të shmangur tensionet e reja në terren. Në misionin e tij, atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar”.
Të tjera
-
Gërvalla tregon a ka shanse që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për proce...
-
Ministrja Nagavci mbështet draft-statutin e ri të UP-së
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi është...
-
Vuçiq takohet me ambasadorin rus, i flet për Kosovën dhe rezolutën e Srebrenicës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus në Beograd,...
-
Sijarto pas takimit me Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë
Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi n...
-
AAK tregon kushtet për shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Prokuroria ngritë aktakuzë kundër Goran Rakiq
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të...
-
Komisioneri për Zgjerim i BE-së: Serbia mund të hyjë në BE brenda pesë viteve
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, oliver Varhelyi, p...
-
Osmani: Neve po na kërkohet Asociacioni, por përse askush nuk po i kërkon Serbisë të votoj pro Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot në Samitin e Kopenhagës për...
-
Tensione në tubimin para Bashkisë në Tiranë, protestuesit hedhin mὀlotov
Protesta para Bashkisë Tiranë është shoqëruar me tensione. Ashtu si edhe n...
-
Një qytetar nga Prishtina njofton se pranoi rreth dy mijë euro të falsifikuara
Policia e Kosovës ka bërë një person në Prishtinë ka raportuar se kanë pranua...
-
Disa persona ia vëjnë flakën një kamioni në Zubin Potok
Disa persona të panjohur, ia kanë vënë flakën një kamioni në Zubin Potok. ...