Sport

Bayerni i vendosur për të blerë kartonin e James Rodriguezit

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 27 September 2018

Bayerni i Mynihut është gati të bëjë mesfushorin kolumbian, James Rodriguez, një lojtar 100% bavarez. 27-vjeçari u huazua në verën e vitit 2017 për dy sezone nga Real Madridi me të drejtën e blerjes dhe tani drejtuesit duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit për 42 milionë euro.

Ata kanë thirrur menaxherin e famshëm, Jorge Mendes, për të diskutuar një operacion të tillë dhe për ta mbyllur këtë çështje përpara muajit dhjetor, teksa blerja e fantazistit nga Real Madridi do të shoqërohet edhe me një kontratë të re deri në vitin 2023.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera