Sport

Bayern në ankth për Coman, pritet të mungojë Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 16 February 2019

Mbrëmjen e së premtes Bayern Munich fitoi me vështirësi 3-2 kundër Augsburgut.

Një mbrëmje që ishte gati për të qenë e përsosur për Kingsley Coman, autor i një dopiete. Por ai u largua me dhimbje nga fusha në fund të ndeshjes.

Ish-lojtari i Juventusit u dëmytua pas një përplasjeje me një mbrojtës të Augsburg, teksa lëndoi sërish këmbën e majtë, sic i ndodhi vjet duke humbur dhe Kupën e Botës.

-Advertisement-

Ndërkohë ende nuk dihet sa do të mungojë por me shumë mundësi ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Liverpoolit të martën mbrëmë për ndeshjen më të rëndësishëm në Ligën e Kampioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera