Sport

Bayern Munich e fillon vitin me rekorde dhe … përforcime

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 02 January 2018
Blerja e re e Bayern Munichut quhet Leon Goretzka.

Bayern Munich e nisi vitin 2018 duke programuar të ardhmen dhe pavarësisht elementëve cilësorë dhe ringritjes nën drejtimin e Juup Heynckess, formalizoi dhe një tjetër goditje në merkato.

Blerja e re quhet Leon Goretzka, një prej mesfushorëve më të kërkuar në tregun europian që preferoi të mbetet brenda Bundesligës por duke braktisur ngjyrat e Shalkes për kampionët në fuqi.

Leon Goretzka është vetëm 22 vjeç por ishte mes lojtarëve kryesorë në suksesin e Gjermanisë në kupën e Konfederatave, gjithashtu kontigjent për botërorin e ardhshëm. Mesfushori i lindur në Bohum ka një kontratë në skandencë me Shalken dhe në qershor do t’i bashkohet Bajernit, transmeton “Top Channel”.

-Advertisement-

Edhe pse marrëveshja ende nuk ka marrë formë zyrtare, Leon Goretzka refuzoi 12 milionë Euro në vit nga klubi aktual, që do ta bënin më të paguarin e historisë në Gelzenkirshen. Mesfushori i ri do ta ndihmojë Bajernin sezonin e ardhshëm që të përmirësojë rekordet dhe numrat e 2017. Bavarezët janë në kuotën e 0 humbjeve në shtëpi në një vit diellor dhe në rrugën e duhur për të rikonfirmuar titullin.

E fundit por jo më e parëndësishmja, bavarezët nuk i harruan tifozët shqiptarë duke i dedikuar edhe një Faleminderit të madhe në kanalet zyrtare sociale të klubit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera