Sport

Bayern Munich bëhet me trajner të ri

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 13 April 2018

Bayern Munich ka konfirmuar se Niko Kovaç do të marrë përsipër postin e menaxherit të ri të klubit bavarez, shkruan infokusi.

Ish-mesfushori kroat do të zëvendësojë Jupp Heynckesin, nga korriku i këtij viti.

LEXO EDHE: Kombëtarja e Shqipërisë, miqësore me Kombëtaren e njohur

-Advertisement-

“Niko Kovaç do të jetë trajneri i ri i FC Bayern nga 1 korriku i vitit 2018,” ka thënë drejtori sportiv Hasan Salihamidziç.

“Ne ishim dakord për një kontratë tre-vjeçare. Niko ishte një lojtar i Bayernit, ai njeh përgjegjësit si dhe strukturën dhe ADN-në e klubit. Ne jemi të bindur se ai është trajner i duhur për të ardhmen e Bayern “, ka deklaruar drejtori sportiv i Bayern Munich. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera