Sport

Bayern Muncheni mposhtë Salzburgun

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 25 November 2020

Bayern Muncheni e ka mposhtur Salzburgun me rezultat 3-1, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Allianz Arena’, golat për ‘bavarezët’ i shënuan Robert Lewandowski (42’) Maximilian Wober, i cili realizoi autogol (52’) dhe Leroy Sane (68’), kurse goli e vetëm për mysafirët e shënoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha (73’).

Pas kësaj fitoreje Bayerni është kualifikuar në 1/8 e finales së garës më prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

‘Bavarezët’ renditet të parët në Grupin A me 12-të pikë, ndërsa Salzburgu mbetet i fundit me 0 pikë.

Ndeshjen e radhës Bayern Muncheni e luan në udhëtim të Athletico Madridi, ndërsa Salzburgu te Lokomotiva e Moskës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera