Sport

Bayern, Luis Enrique për të pasuar Ancelottin?

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 04 October 2017

Në Spanjë duken të bindur për atë që do të ndodhë në Bavari, sigurisht sa i përket futbollit dhe gjigantit të Bundesligës, Bayern Munchen.

Pas shkarkimit të Carlo Ancelottit, bavarezët duket se po mendojnë ta zëvendësojnë atë me Luis Enriquen, sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive spanjolle “AS”, thashetheme që iu janë bërë jehonë në Gjermani edhe nga “Sport1”.

Sipas këtyre lajmeve, sponsori i gjermanëve duket se është Pep Guardiola, ish-tekniku i Bayernit tashmë te Manchester City, ndërsa media gjermane shton më tej duke thënë se kontaktet tashmë kanë nisur dhe pritet një takim mes palëve gjatë kësaj të mërkure.

-Advertisement-

Një e dhënë mes këtij “bashkëpunimi” duket se vjen edhe nga një darkë mes Hoennes dhe Guardiolës në “Osteria Italiana” të Mynihut, darkë që zgjati mbi 2 orë dhe në fund të saj Hoeness deklaroi për “Abendeitung”:

“I thashë Guardiolës se cilin presim të emërojmë trajner gjatë ditëve të ardhshme, e sigurisht që ai ra dakord me ne”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera