Sport

Batatina vjen me deklaratë ‘bombë’ pas fitores ndaj Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 13 December 2020

Llapi ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme ndaj Feronikelit me rezultat 3-2, në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Tahir Batatina, i cili ka thënë se skuadra e tij e ka dominuar nen-stop Feronikelin.

“Klodian Duro është dashur ta dijë se së pari ka ardhur të luaj në “Zahir Pajaziti” stadium ky që është i zjarrtë për secilën skuadër. Kemi dominuar non-stop, kemi realizuar mirë ndeshjen, ata kanë ardhur të mbrohen me 3-5-2, por sido që të jetë djemtë luftuan dhamë maksimumin dhe treguam që Llapi nuk e meriton pozitën në të cilën ishim”

-Advertisement-

Tutje tekniku llapjan tha se në pranverë do ta shohim një Llap tjetër.

“Shumë skuadrave në Kosovë do t’iu dhemb koha kur të luajnë kundër Llapit, skuadra është në nivelin e duhur… shpresoj që t’i eliminojmë gabimet e vogla, fokusin do e kemi tek ndeshja ndaj Onix për kupë. Në pranverë do e shohim një Llap krejt më ndryshe, në fund të sezonit do jemi në pozitën e tretë, por asnjëherë nuk thojmë se nuk mund të jemi në pozitën e dytë” – përfundoi Batatina.

Pas kësaj fitoreje Llapi renditet i 6-ti me 20 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera